Leonard Mekaj ka shprehur gatishmëri së bashku me familjen e tij për t’i ofruar strehim ndonjë familje nga Shqipëria pas tërmetit të fuqishëm mëngjesin e sotëm (e martë).
Basketbollisti kosovar i klubit Golden Eague Ylli njofton me anë të një postimi në llogarinë e tij se familja e tij “ndjen obligim dhe dëshirë për të ofruar strehim për tetë persona”, shkruan portali arbresh.info.
“Në këto momente të vështira e të fatkeqësisë të popullit tonë në Shqipëri ne si familje ndjejmë obligim dhe dëshirë të ofrojmë strehim për familje tetë anëtarëshe, por ashtu dhe rroba, veshmbathje e gjëra elementare. Zoti qoftë me ju”, shkruan Mekaj.
Ylli 24-vjeçar ka publikuar edhe numrin kontaktues të tij (+383 49 667 648).
Deri tani janë gjetur 16 trupa të pa jetë dhe mbi 600 persona janë të lënduar./arbresh.info/
Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën dhe “...
Kadetët e FSK-së përfundojnë marshimin 12.8 kilometra
Haradinaj e nis ditën në Boletin: Isa Boletini frymëzim për ...
Xheneta e Gjesti gjejnë paqe, puthen në pishinë!
Von der Leyen: Angazhimi do të jetë më i fortë se ai i Rusis...
Aktakuzë ndaj dy gjinekologëve, ushtruan kundërligjshëm vepr...