Google ADS

I burgosuri palestinez vdes në burgun izraelit

15:38 | 26 Nëntor 2019
Arbresh Info

Që nga viti 1967, llogaritet se 222 palestinezë kanë humbur jetën në burgjet izraelite

Shoqata e të Burgosurve Palestinezë ka bërë të ditur se një i burgosur palestinez ka vdekur në burgun izraelit, duke fajësuar për neglizhencë mjekësore.

“37-vjeçari Sami Abu Diak ndërroi jetë në qendrën mjekësore Assaf Harofeh ku u transferua pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore”, thuhet në kumtesën e Shoqatës së të Burgosurve Palestinezë.

Abu Diak nga qyteti Jenin në Bregun Perëndimor, u arrestua nga forcat izraelite në vitin 2002 dhe u dënua me burg të përjetshëm.

Sipas organizatës joqeveritare, Abu Diak vuajti nga një gabim mjekësor pasi iu nënshtrua një operacioni të dështuar në spitalin izraelit Soroka, ku i ështhë hequr një pjesë e zorrës të tij.

Autoritetet izraelite nuk kanë komentuar vdekjen e të burgosurit.

Llogaritet se 222 palestinezë kanë humbur jetën në burgjet izraelite që nga viti 1967, pesë prej të cilëve kanë vdekur këtë vit.

Sipas të dhënave palestineze, mbi 5.500 palestinezë aktualisht po vuajnë dënimet në burgjet izraelite./AA

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme