Gashi lutet për shqiptarët e prekur nga tërmeti

15:20 | 26 Nëntor 2019
Arbresh.info

Labinot Gashi i njohur me emrin artistik si Gashi, është njëri ndër rep-artistët e njohur shqiptar me famë botërore.

Gashi krahas muzikës është tejet aktiv edhe në rrjetet sociale, në të cilat numëron miliona ndjekës.

Së fundmi në profilin e tij në rrjetin social Twitter, ka shkruar për shqiptarët që u tronditën nga një tërmet mëngjesin e sotëm.

“Lutjet e mia shkojnë për të gjithë njerëzit në Shqipëri. Ende i shokuar nga këto lajme“, ka shkruar ai në gjuhën angleze.

Deri më tani mediat e Shqipërisë raportojnë se numri i viktimave nga tërmeti ka shkuar në 15, ndërsa raportohet se 28 persona janë shpëtuar deri më tani transmeton Sinjali.

Për tërmetet tragjike që e goditën Shqipërinë, shumë shtete kanë nisur ekipet e tyre për ndihmë, në mesin e tyre edhe Kosova. Përveç tri ekipeve të FSK-së, në Shqipëri kanë shkuar edhe Policia e Kosovës.

https://twitter.com/gashi/status/1199184206292832256

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme