Në orët e para të mëngjesit të së martës disa tërmete kanë goditur Shqipërinë, ndërkaq lëkundje të lehta të tokës janë ndjerë edhe në Kosovë. Ndërkaq Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka njoftuar qytetarët se po ndërmerren masa për të rritur nivelin e sigurisë dhe shpejtësisë së reagimit
Përmes një njoftimi në Facebook, Tahiri, ka njoftuar qytetarët se ekipet përkatëse të Shërbimeve Publike dhe ato kujdestare të Inspeksionit janë në gjendje gatishmërie në ndonjë rast emergjence.
“Komuna e Prishtinës, krahas gatishmërisë për ofrimin e ndihmës për bashkëkombasit tanë në Shqipëri, ka aktivizuar edhe ekipet e veta emergjente për monitorim të gjendjes në Kryeqytet. Gjithashtu, Komuna ka kërkuar nga zjarrfikësit, kompanitë komunale dhe rajonale, si dhe ato të kontraktuara, të mirëmbajtjes së rrugëve, që me të gjitha kapacitetet njerëzore dhe makineritë e tyre të jenë të gatshme për ndihmë në rast nevoje”, ka shkruar Tahiri.
Ai ka theksuar se këto masa po ndërmerren me qëllim të rritjes së nivelit të sigurisë dhe shpejtësisë së reagimit, në rast se ballafaqohemi me situata të emergjente.
“Prandaj, kërkojmë nga qytetarët që ta ruajnë qetësinë. Komuna e ka aktiv sistemin e alarmimit publik, dhe ai do përdoret në rast nevoje”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
https://www.facebook.com/adonis.tahiri/posts/10220561290964876
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...