Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i është drejtuar me një video-mesazh qytetarëve.
Në ketë video Rama u shprehu ngushëllime familjeve të prekura nga tërmeti.
“Marr pjesë ne dhimbjen e thellë të familjeve që lotojnë për humbjet e tyre. Rasti deshi që në momentet e para të gjendesha pranë familjarëve përballë një rrënoje në Durrës. S’do të harroj kurrë përjetimin për dhimbjen që i vëllai pati për motrën. Dua t’u përcjell ngushëllimet e mia familjarëve dhe dua t’i siguroj familjarët e tjerë se do të bëjmë te pamunduren deri në fund që të shpëtojmë gjithçka çdo person që merr frymë apo jo poshtë rrënojave. 41 persona janë nxjerrë gjallë nga rrënojat. Kanë mbërritur të parat trupat e Kosovës, me porosi të presidentit Thaçi. Ku më ka shprehur solidaritet për këtë moment ku Shqipëria është goditur. Motra dhe vëllezër, kjo fatkeqësi kërkon kurajo të jashtëzakonshme. Së bashku do ta përballojmë edhe këtë pabesi të madhe të natyrës. Qeveria ka dalë në terren. Një fjalë e urtë të thotë; se çfarë nuk të vret të forcon. Kjo fjalë e madhe do të na bëjë më të madhe”, tha Rama.
Kujtojmë se tërmeti në Shqipëri ishte 6.3 ballë./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/468727780434844/
Prishtina e Re ka triumfuar në miqëosre ndaj Trepçës
Xheneta, Gjesti dhe Rovena komentojnë Gresën dhe sjelljet e ...
Von der Leyen: Putin shantazhon Austrinë dhe Evropën duke sh...
Ligji për Çmimet Tavan në Kushtetuese, LVV: Po të mos e bllo...
Abazoviq: Roli i Shqipërisë, i rëndësishëm për stabilitetin ...
Kosova U19 shënon fitore të madhe ndaj Spanjës në kualifikim...