Google ADS

500 mijë euro ndahen për të ndihmuar Shqipërinë

13:21 | 26 Nëntor 2019
Arbresh.info

Qeveria e Kosovës ka ndarë 500 mijë euro për të ndihmuar Shqipërinë e tronditur nga tërmeti.

Ndarjen e mjeteve e ka njoftuar ministri i Financave, Bedri Hamza në mbledhjen e jashtëzakonshme që po mbahet, raporton arbresh.info.

Shqipëria është tronditur nga një seri tërmetesh, ku më i forti ishte në shkallën 6.3 të Rihterit.

Deri më tani janë konfirmuar 13 viktima, kurse 600 persona kanë kërkuar ndihmën mjekësore nga lëndimet e marra./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme