Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot realizoi bisedë telefonike me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, me ç’rast shprehi ngushëllime të sinqerta për viktimat dhe të lënduarit nga tërmeti që herët në mëngjes e goditi Shqipërinë.
Pendarovski, siç informoi kabineti i tij, i ofroi mbështetje presidentit Meta, ndërsa kabineti është në koordinim të vazhdueshëm me kabinetin e kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes aktivitetit të sinkronizuar të përbashkët t’u ofrohet ndihma dhe mbështetja familjeve të viktimave dhe të lënduarve në Shqipëri.
Presidenti Pendarovski, në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut i dërgoi edhe telegram ngushëllimi presidentit Meta.
“Me keqardhje të thellë e pranova lajmin për tërmetin i cili shkaktoi tragjedi të vërtetë në Republikën e Shqipërisë dhe thellësisht ndjej keqardhje për jetët e humbura dhe dëmet e mëdha nga kjo katastrofë natyrore. Në këto momente pikëlluese për Ju, për qytetarët e vendit Tuaj dhe familjet e viktimave, të lënduarve dhe atyre të cilët mbetën pa kulm mbi kokë, më lejoni, në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal të Ju shpreh ngushëllimet e mia më të thella dhe më të sinqerta”, thotë Pendarovski në telegram.
Ai është i bindur se humanizmi dhe solidariteti do të ndihmojnë në zbutjen e pasojave nga, siç thotë, kjo tragjedi e madhe.
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...