Google ADS

Driton Kuka: Të lutemi për sa më pak viktima në Shqipërinë tonë

12:42 | 26 Nëntor 2019
Arbresh Info

Driton Kuka ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet që humbën të dashurit e tyre mëngjesin e sotëm (e martë).

Trajneri i suksesshëm kosovar në xhudo me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook ka bërë gjithashtu thirrje që të lutemi për sa më pak viktima nga tërmet në Shqipëri, shkruan portali arbresh.info.

“Të lutemi për Shqipërinë tonë për sa më pak viktima nga tërmetet që goditën sot në mëngjes”, ka shkruar Kuka.

“Me mendje e zemër jemi afër familjeve që sot humbën më të dashurit e tyre. Të solidarizohemi për të ndihmuar aty ku ka nevojë që së bashku të përballojmë pasojat e tërmetit fatal”

Numri i viktimave në Shqipëri deri tani ka arritur në 16./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme