Irak, vriten gjashtë terroristë të ISIS-it

12:31 | 26 Nëntor 2019
Arbresh.info

Autoritetet irakiane sot bënë të ditur se gjashtë terroristë të ISIS-it u vranë në një ndjekje policore në provincën veriore Kirkuk, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e policisë federale thuhet se një rrip shpërthyes dhe një mjet u sekuestruan nga një strehë e ISIS-it gjatë ndjekjes në zonën Wadi al-Karha, në qytetin Kirkuk.

Nga mesi i vitit 2014, ISIS-i mori afërsisht një të tretën e Irakut, përfshirë edhe qytetin verior të Mosulit.

Deri në fund të vitin 2017, ushtria irakiane, me ndihmën e koalicionit ushtarak të udhëhequr nga SHBA, rimori të gjitha territoret e humbura nga grupi terrorist.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme