Granit Xhaka: Zoti i ndihmoftë popullit shqiptar

12:18 | 26 Nëntor 2019
Arbresh Info

Tërmeti i fuqishëm mëngjesin e sotëm (e martë) ka tronditur të gjithë popullin shqiptar.

Ndër figurat e fundit të shquara nga bota e futbollit që ka reaguar në lidhje me këtë tërmet është edhe mesfushori kosovar i Arsenalit – Granit Xhaka, shkruan portali arbresh.info.

Ish kapiteni i “Topçinjve” me anë të një postimi në Insta Story në llogarinë e tij në Instagram shkruan:

“Zoti ju ndihmoftë popullit shqiptar”

Xhaka vazhdon të qëndrojë jashtë fushe te skuadra e Unai Emery si pasojë e incidentit me tifozët muajin e kaluar në barazimin 2 me 2 kundër Crystal Palaces.

Deri tani, numri i viktimave në Shqipëri ka arritur në 11, ndërsa mbi 600 raportohet të jenë të lënduar./arbresh.info/

Postimi i Xhakës në Insta Story për tërmetin në Shqipëri

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme