Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka njoftuar se ka vizituar Shtabin e Emergjencës në stadiumin e Durrësit ku ka takuar shumë familjarë të cilët nuk mund të strehohen në shtëpitë e tyre.
Në një shkrim në facebook Meta ka thënë se [pasojat e në Durrës janë dramatike dhe kërkojnë angazhim të jashtëzakonshëm jo vetëm shtetëror por mbarëqytetarë.
Postimi i tij i plotë:
Sapo vizitova Shtabin e Emergjencës në stadiumin e Durrësit dhe takova shumë familjarë që s’mund të strehohen më në shtëpitë e tyre!
Pasojat e tërmetit në Durrës janë dramatike dhe kërkojnë organizim të jashtëzakonshëm, jo vetëm shtetëror, por mbarëqytetar!Ndaj duke falenderuar institucionet për punën e tyre u apeloj të gjithë sipërmarrësve dhe qytetarëve që mund të ndihmojnë sadopak, të kontribuojnë që mijëra familje të tejkalojnë këtë moment dramatik.
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...