Drejtori për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Naser Muja, ka dalur për të parë për së afërmi punimet të cilat janë duke u zhvilluar për rregullimin e shtratit të lumit “Ibër” dhe “Sitnica”.
Drejtori Muja, gjatë inspektimit është shprehur mjaft i kënaqur me dinamikën e punimeve të cilat janë duke u bërë për rregullimin e shtratit të lumenjve “Ibër” dhe “Sitnica”, ku përveç rregullimit të shtretërve, këto projekte parashihen të kenë shtegun për këmbësor, hapësira gjelbërimi, ndriçim publik, mure mbrojtëse, ura kaluese apo pragu kapërderdhës, i cili do të shërbej si pushimore, dhe do të bëhen vende shumë atraktive për qytetarët e Mitrovicës.
Po ashtu, drejtori Muja, theksoi se rregullimi i këtyre shtretërve të lumenjve përveç aspektit rekreativ, ka rëndësi të madhe edhe në parandalimin e vërshimeve, që zakonisht kanë shkaktuar këta lumenj.
Vlen të theksohet se, këto projekte realizohen si bashkëfinancim mes komunës së Mitrovicës, dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, me ç’rast të dy projektet parashihet të kushtojnë rreth 8 milionë euro.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...