Bashkimi Evropian i ofron ndihmë Shqipërisë pas tërmetit vdekjeprurës

11:13 | 26 Nëntor 2019
Arbresh.info

Bashkimi Evropian u është bashkuar një numër shteteve që kanë ofruar ndihmë për Shqipërinë e prekur nga tërmeti vdekjeprurës.

Në një deklaratë Përfaqësuesja e Lartë për Politikë dhe Siguri, Federica Mogherini ka shprehur ngushëllime për viktimat, shkruan arbresh.info.

“Në vazhdën e tërmetit shkatërrues që goditi Shqipërinë herët në mëngjes, duke shkaktuar një humbje të disa jetëve dhe duke plagosur shumë më tepër, ne shprehim ngushëllimet tona të thella para njerëzve dhe autoriteteve të vendit”.

Tutje është bërë e ditur se BE’ja është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e e mbrojtjes civile në Shqipëri.

“Bashkimi Evropian qëndron në solidaritet me Shqipërinë dhe është i gatshëm të ofrojë ndihmë, përfshirë edhe përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Unionit. Qendra jonë e Koordinimit të Reagimit të Emergjencave (ERCC) ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e mbrojtjes civile në Shqipëri. Ne mbetemi në kontakt me qeverinë e Shqipërisë për të identifikuar mënyrat më të mira që mund t’i ndihmojmë në këtë moment të vështirë”, thuhet në deklaratë.

Ka shkuar në 8 numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin mëngjesin e sotëm.

Ndërkohë avionë me skuadra speciale në drejtim të Shqipërisë janë nisur nga Italia, Greqia e Turqia.

Kurse nga Kosova janë nisur njësitet përkatëse të FSK’së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme