Xhaçka: Situatë e rëndë, evitoni qëndrimin nga shtëpitë e dëmtuara

10:20 | 26 Nëntor 2019
Arbresh.info

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka thotë se situata si pasojë e tërmetit është e rëndë.

“Forcat zjarrfikëse dhe ekipet e shpëtimit janë nisur drejt Durrësit dhe Thumanës. Janë 400 efektivë të FA në terren, por të gjithë janë në gjendje gatishmërie”.

“Është një situatë e rëndë, qoftë për shkak të godinave të dëmtuara qoftë për shtrirjen gjeografike”, u shpreh ministrja.

“Evitoni qëndrimin nga shtëpi e dëmtuara. E rëndësishme është që shtëpitë të evidentohen”, tha Xhaçka.

Ministrja tha se mësimi është pezulluar sot dhe do të vazhdojë edhe nesër.

Janë konfirmuar 7 viktima.

“12 shtrime në Durrës. 60 në QSUT, por rastet janë duke u shtuar nga paniku. Janë konfirmuar 7 viktima, 3 në Durrës, dy në Thumanë, një në Lezhë dhe një në Kurbin”, tha Xhaçka.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme