Tërmetet pezullojnë seancat gjyqësore në 6 qytete

10:09 | 26 Nëntor 2019
Arbresh.info

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka njoftuar se për shkak të situatës së rëndë nga tërmeti janë pezulluar seancat në gjykatat e Tiranës, Durrësit, Kavajës, Krujës, Lezhës, Laçit.

Njoftimi i KLGJ

Për shkak të situatës së krijuar si rrjedhojë e lëkundjeve sizmike, duke patur prioritet kryesor sigurinë e qytetarëve dhe të personelit të gjykatave, Këshilli i Lartë Gjyqësor njofton se nuk do të zhvillohen gjyqe në gjykatat që ndodhen në qytetet Tiranë, Durrës, Kavajë, Krujë, Lezhë, Laç, deri sa autoritetet kompetente të konfirmojnë përshtatshmërinë e godinave respektive.

Këshilli i Lartë Gjyqësor do të jetë në komunikim të vazhdueshëm me drejtuesit e gjykatave për çdo zhvillim të mëtejshëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme