Nxirren nga rrënojat të vdekur djali dhe babai i pronarit të ‘Vila Palma’

10:13 | 26 Nëntor 2019
Arbresh Info

Tërmete të fuqishme kanë goditur vendin orët e para të mëngjesit të sotëm, me epiqendër në Durrës.

Për pasojë hoteli “Vila Palma”, është shembur i tëri duke u marrë jetën dy personave që ndodheshin brenda, babait dhe djalit të pronarit. Nga ana tjetër, edhe nëna e pronarit ndodhej brenda, por ajo kërkoi ndihmë duke bërtitur dhe u shpëtua në kohë

Mësohet nga dritare.net se pronarët e këtij hoteli janë shefja e Urbanistikës së Kavajës, Dëshira Qato, bashkëshorti i saj Arben Qato.

Të dy janë inxhinerë dhe kanë projektuar të gjithë hotelet afër zonës, por vetëm i tyri është shembur.

Mbrëmë ata nuk kishin fjetur në hotel, por në shtëpinë e tyre, ndërkaq mësohet se djali kishte prerë biletë për të shkuar pranë të dashurës së tij jashtë vendit, por fatkeqësisht humbi jetën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme