LDK u bën thirrje institucioneve kosovare të mobilizohen për përkrahje të Shqipërisë

09:43 | 26 Nëntor 2019
Arbresh.info

Lidhja Demokratike e Kosovës i ka shprehur ngushëllime popullit dhe shtetit shqiptar për viktimat e tërmetit të sotëm në afërsi të Durrësit.

“Lidhja Demokratike e Kosovës i shprehë ngushëllime popullit dhe shtetit shqiptar për viktimat e tërmetit të sotëm në afërsi të Durrësit. Të gjithë qytetarët e Kosovës bashkëndjejmë dhimbjen dhe solidarizohemi me qytetarët e Shqipërisë në këto momente traumatike. Viktimat dhe familjet e tyre do jenë në lutjet tona”, thuhet në komunikatën e LDK’së, shkruan arbresh.info.

Njëkohësisht, ata u kanë bërë thirrje të gjitha institucioneve kosovare që urgjentisht të mobilizojnë përkrahje për zonat e prekura nga tërmeti në Shqipëri./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme