Orët e para të mëngjesit të sotëm Shqipëria është goditur nga një termet me fuqi prej 6.4 ballësh.
Veç dëmeve materiale deri tani është raportuar edhe për 7 viktima ndërsa numri i personave të lënduar ka shkuar në mbi 300.
E udhëheqësi i Sektorit të Gjeofizikës dhe Gjeologjisë Inxhinierike në Shërbimin Gjeologjik të Kosovës, sizmologu Shemsi Mustafa në një prononcim dhënë për arbresh.info ka komentuar tërmetin.
Lexo edhe : Sërish tërmet, 5.4 ballë të Riterit
Ai e ka quajtur termet shkatërrues.
“Tërmeti ka qenë i fuqishëm që ne e quajmë shkatërrues të ndërtimeve që nuk janë adekuate dhe ka mund të ketë edhe pasoja më të mëdha”, ka thënë ai.
Sipas tij mëngjesin e sotëm Shqipëria është përballë me 17 tërmete.
“Deri tani kanë qenë diku 17-18 tërmete, ka pas disa para goditje si paralajmërim dhe ka godit pastaj ka pas edhe disa pasgoditje kështu që do të merr një kohë të gjatë derisa të stabilizohet ajo zonë, mund të shkojnë edhe 5-6 muaj”, ka thënë ai.
E sipas Mustafës edhe tërmete të tjera më shkallë më të ulët do të godasin Shqipërinë ditëve në vazhdim.
Lexo edhe: Shkon në 325 numri i të lënduarve nga tërmeti në Shqipëri
“Pasgoditjet janë të rrezikshme sikur goditjet sepse nëse goditja ka shkatërruar elementet strukturore do të thotë ka bo plasa në elemente strukturore një pasgoditje me intensitet më të ulët mund të shkatërroj një ndërtesë sepse goditja e ka përgatit, ka krijuar qarje”, ka thënë ai.
Mustafa në prononcim dhënë për arbresh.info ka thënë se edhe Kosova ka rrezik nga një termat i ngjashëm.
“Kosova nuk është në rrezik nga pasgoditjeve që ndodhin atje sepse jemi në distancë të madhe. Sipas hartës së rrezikut sizmik, Kosova ka rrezik të preket nga një termet i ngjashëm si ai në Shqipëri deri në 6.2 shkallë me probabilitet periudha e përsëritjes është 50 vite dhe 100 vite”, ka përfunduar ai.
Ndryshe orët e para të mëngjesin të sotëm Shqipëria është goditur nga një termet i fuqishëm 6.4 ballësh.
Mediet atje kanë bërë të ditur rreth orës 30:50 menjëherë pas ndodhjes së tërmetit se qytetarët e vendit kanë dalë jashtë objekteve në të cilat banojnë.
Deri tani është raportuar për 7 persona të gjetur pa shenjë jetë ndërsa ndër viktimat e para ishte një i ri i cili dyshohet të ketë rënë nga kati i tretë në zonën e ish-bllokut.
Lexo edhe: Tërmeti, qytetarët dalin nga banesat në Prishtinë
Ndryshe me qindra objekte janë shkatërruar dukë bërë kështu që të ngritën dyshimet për persona të mbetur nën to e për këtë ekipet e emergjencës kanë dalë në vendin dhe ngjarjes dhe po bëjnë kërkimet.
Sipas mediave në Shqipëri deri në këto momenti numri i personave të lëndua ka shkuar në 325.
Ministra e Arsimit në Shqipëri, ka njoftuar se mësimi ditën e sotme nuk do të zhvillohet në të gjithë vendin.
Fillimisht ishte lajmëruar që nuk do të bëhej mësim në Durrës dhe Tiranë, por në njoftimin e dytë bëhet me dije se nuk do të ketë mësim në të gjithë vendin.
Lexo edhe: MASH: Pezullohet mësimi në të gjithë vendin
Nga ky termet i fuqishëm janë prekur edhe shtete rreth Shqipërisë, sipas të dhënave të U.S Geological Survey ky tërmet është dëgjuar edhe në Bulgari, Bosnie dhe Herzegovinë, Croai, Itali, Kosovë, Mal të Zi, Serbi, Maqedoni Veriore, dhe Shqipëri/arbresh.info/
Lexo edhe: Termeti u dëgjua edhe në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut e Itali
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...