Durrësi është përfshirë nga pasoja të rënda për shkak të tërmetit të orës 03.54 sot në mëngjes si dhe nga seria e tërmeteve para dhe pas tij.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirlliu njoftoi nga urgjenca spitalore e Tiranës tek ish Ushtaraku se kanë shkuar të paktën 50 persona të lënduar.
Në Durrës janë disa dhjetëra njerëz që janë lënduar.
Ndërkohë në Durrës nuk ka energji elektrike.
Janë deri tani nga raportet paraprake, disa dhjetëra objekte të rrëzuara nga tërmeti.
Në orën 03:54 është tërmeti i tretë i regjistruar në Shqipëri, me magnitudë 6.4.
Sipas të dhënave të U.S Geological Survey ky tërmet është dëgjuar edhe në Bulgari, Bosnie dhe Herzegovinë, Croai, Itali, Kosovë, Mal të Zi, Serbi, Maqedoni Veriore, dhe Shqipëri, shkruan arbresh.info.
Termeti i dytë u regjistrua në orën 03:19 me magnitudë 3.1.
Tërmeti i parë u regjistrua në orën02:47 me magnitudë 4.4/arbresh.info/
Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen për zgjedhjet e...
Liga e Kampionëve vjen me nëntë ndeshje sot – vëmendja te de...
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Momenti kur Gjesti nga xhelozia i shtyn Xhenetën dhe Vullnet...
Parashikimi i moti në Shqipëri
Anisa e kallë atmosferën me lëvizje sensuale