Google ADS

Tërmeti, qytetarët dalin nga banesat në Prishtinë

05:23 | 26 Nëntor 2019
arbresh.info

Qytetarë të shumtë në Prishtinë janë parë të dalin jashtë objekteve të tyre të banimit pasi kanë dëgjuar tëremtin e fuqishëm me epiqendër në zonën e Adriatikut.

Konkretisht, banorë të Lagjes së “Muhaxherëve”, kanë mësyer shkallët nga ojektet banesore për të dalë jashtë, shkruan arbresh.info.

Sipas ekspertëve, shkallët janë pjesa më e rrezikshme gjatë një tërmeti.

Në orën 03:54 është tërmeti i tretë i regjistruar në Shqipëri, me magnitudë 6.4.

Sipas të dhënave të U.S Geological Survey ky tërmet është dëgjuar edhe në Bulgari, Bosnie dhe Herzegovinë, Croai, Itali, Kosovë, Mal të Zi, Serbi, Maqedoni Veriore, dhe Shqipëri./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme