Putin viziton Turqinë në janar të vitit 2020

22:51 | 25 Nëntor 2019
Arbresh.info

“Në janar të vitit 2020, kur seksioni në terren i ‘Rrjedhës Turke’ në Turqi do të jetë gati, presidenti Putin do të vizitojë Turqinë, dhe përgatitjet për vizitën janë duke u zhvilluar”, tha Peskov.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të vizitojë Turqinë në muajin e parë të vitit 2020, njoftoi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke iu përgjigjur një pyetjeje nëse Putini do të marrë pjesë në ceremoninë e fillimit të gazsjellësit “Rrjedha Turke” (TurkStream), Peskov konfirmoi se vizita është planifikuar gjatë një prej bisedimeve të fundit telefonike midis presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, dhe homologut të tij rus Putin.

“Në janar të vitit 2020, kur seksioni në terren i ‘Rrjedhës Turke’ në Turqi do të jetë gati, presidenti Putin do të vizitojë Turqinë, dhe përgatitjet për vizitën janë duke u zhvilluar”, u tha Peskov gazetarëve në Moskë.

Tubacioni i gazit natyror “Rrjedha Turke” ka një kapacitet të përgjithshëm prej 31.5 miliardë metra kub, nga të cilat linja e parë do të ketë një kapacitet prej 15,75 miliardë metra kub gaz rus për konsumatorët turq. Linja e dytë do të transportojë kapacitet tjetër prej 15.75 miliardë metra kub gaz në Evropë përmes Turqisë.

Rruga evropiane për “Rrjedhën Turke” nuk është njoftuar ende zyrtarisht.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme