Dy persona u gjetën të vdekur pas mbytjes së anijes së tyre, e ankoruar në portin grek pranë Patrasit, goditur nga një stuhi e fortë dhe shira të rrëmbyeshëm që kanë shkaktuar rrëshqitje toke dhe përmbytje.
”Sipas informacioneve të para, anija, në bordin e të cilës viktimat kishin kaluar natën, është mbytur në portin e Antirion, përballë Patrasit, 200 kilometra nga Athina, për shkak të kushteve meteorologjike të vështira”, theksoi një zyrtar i zyrës së shtypit.
Viktimat mendohet se kanë qenë turistë, sipas disa mediave, por ky informacion nuk u konfirmua për momentin nga rojat bregdetare.
Stuhia ka shkaktuar rrëshqitje toke dhe përmbytje veçanërisht në Kinetta, një lokalitet rreth 50 kilometra në jug të Athinës./atsh/
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Parashikimi i motit për sot
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...