Firma franceze e mallrave luksoze “LVMH” (Mowt Hennessy – Louis Vuitton), njoftoi sot se arriti një marrëveshje për të blerë firmën amerikane të bizhuterive “Tiffany”, për rreth 16,2 miliardë dollarë.
Aksionarët e “Tiffany”, kryesisht investitorë institucionalë, do të duhet të bien dakord për blerjen, me 135 dollarë kesh për aksion, nga 120 dollarë që “LVMH” ofroi fillimisht në muajin tetor.
“LVMH”, grupi më i madh i mallrave luksozë në botë, zotëron më shumë se 75 marka, duke përfshirë firmat e famshme “Louis Vuitton” dhe “Christian Dior”.
Të ardhurat e saj totale në vitin 2018, që përfshijnë mallra lëkure, veshje, verë dhe pije alkoolike, parfume, kozmetikë dhe stoli, ishin 46,8 miliardë euro.
“Tiffany” është një markë ikonike amerikane, e themeluar në vitin 1837 në New York dhe e njohur për bizhuteri dhe sende të tjera dhuratash, të shitura në kuti me ngjyrë turkeze. Shitjet e saj totale në 2018 ishin 4,44 miliardë dollarë.
Marrëveshja, për të cilën “LVMH” deklaron se është më e madhja në historinë e saj, do të rrisë biznesin e këtij grupi në tregun amerikan.
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...
Çitaku: PDK do ta padisë për shpifje deputeten e VV-së
Goditet nga vetura një grua në Prizren, dërgohet në gjendje ...
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Shkollës së Mesme P...
Arrestohen tre persona në Pejë, për vepra të ndryshme penale