Bekteshi rinovon kontratën me Prishtinën deri më 2021

19:58 | 25 Nëntor 2019
Arbresh Info

Leotrim Bekteshi do të vazhdojë të jetë pjesë e FC Prishtinës edhe për disa vite.

Njëri prej mbrojtësve më të mirë në Superligën e Kosovës edhe zyrtarisht ka rinovuar kontratën me klubin kryeqytetas.

Lajmi është bërë i ditur nga FC Prishtina në Facebook, transmeton arbresh.info

“Njëri ndër mbrojtësit më të mirë në Superligë, Leotrim Bekteshi, ka vendosur t’i qëndrojë besnik Prishtinës deri në verë të vitit 2021”, thuhet në njoftimin e klubit../arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme