Zidane: Jam i dashuruar në Mbappen

19:05 | 25 Nëntor 2019
Arbresh Info

Zinedine Zidane ka folur edhe një herë për Kylian Mbappen dhe lojën e tij që po e zhvillon.

Trajneri francez ka thënë se është në dashuri me lojën e bashkëkombësit të tij dhe ka konfirmuar haptas se e dëshiron transferimin e tij te Real Madridi.

“Ju tashmë e dini se Kylian Mbappen e njoh prej kohësh”, ka thënë Zidane

“Tashmë jam në dashuri me të, pasi kohë më parë ai erdhi në prova te Real Madridi”.

“Të martën ai do të vije si rival i yni. Ajo çfarë ka rëndësi është se çfarë do të bëjmë dhe si duhet të përgatitemi për këtë. Ne i njohim lojtarët dhe duhet të përgatitemi”, ka shtuar më tej strategu i madrilenëve.

Real Madridi po shpreson që në fund të këtij sezoni ta transferojë Mbappen nga PSG-ja për një shumë rreth 300 milionë euro. /Telegrafi/

 

Të ngjashme