Google ADS

Basha: Qeveria do u japë 140 milionë Dollarë 13 oligarkëve

18:06 | 25 Nëntor 2019
Arbresh.info

Kreu i PD-së, Lulzim Basha foli për mediat pas takimit me misionin e FMN-së.

Basha u shpreh se buxheti i parashikuar nga qeveria për vitin 2020 është një vjedhje e hapur.

Sipas tij 140 milionë dollarë parashikohen t’i jepen 13 oligarkëve.

“Shqetësimet tona janë konfirmuar nga FMN. Buxheti që kanë planifikuar të kalojë përbën një vjedhje të hapur. 140 milionë dollarë parashikohen t’i jepen 13 oligarkëve. Kjo do çojë në një rritje të borxhit publik.

FMN dhe opozita kanë një platformë të qartë për daljen nga kriza. Do ja dalim të ndalim këto koncesione korruptive. Paratë do ti kthejmë të qytetarët, studentët, fermerët. Do kthejmë kushtet e barazisë para ligjit dhe konkurrencës së lirë.

Ai plan do mundësojë që biznesi nesër qeverinë ta ketë në krah, jo si sot, përballë si kërcënues. Kjo situatë nuk mund të vazhdojë më dhe nuk ka pse të jetë kështu. Ne do të vemë në kontroll borxhin publik”, deklaroi Basha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme