Haziri: Të gjitha emërimet që kanë ndodh prej 3 gushtit e deri më sot janë të papranueshme

18:03 | 25 Nëntor 2019
L G

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka folur sot për emërimet në AKI, që u bënë nga kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Haziri ka thënë në RTK, se këto emërime që kanë ndodhur janë të paqëndrueshme.

“Në fakt ka ndodhë prej momentin që janë shpall zgjedhjet dhe derisa po flasim ka pas disa akt emërime lëvizje dhe avancime në pozita, tu e përfshi në politikën e jashtme që janë të padrejta nuk janë të kohës, janë të paqëndrueshme, është dashtë me e respektu vullnetin qytetar që tashmë është në fazën përfundimtare, LDK dhe VV janë në përfundim të marrëveshjes. Gjithçka që është mbete e hapur dhe gjithçka që është mandate ligjor i takon qeverisë së re që të zotohet e të angazhohet për mbulimin e të gjitha pozitave”, shtoi ai.

Tutje, nënkryetari i LDK-së, tha se për tu bërë këto emërime është shfrytëzuar vakuumi institucional.

“Kjo është në vazhdën e asnjë janë sjell të shurdhët karshi kërkesës ligjore, fundja kjo është kërkesë kushtetuese që të mos veprohet gjatë kohës kur ka zbrazëti institucionale, jena në proces zgjedhor ende, mandej është faza e tretë implementimi i zgjedhjeve, nuk ka asnjë pengesë ne mes të VV-së e LDK-së, po shfrytëzohet vakumi institucional me emërime që nuk është pritë me ndodhë edhe nuk është dashtë me ndodhë, jo vetëm në këtë rast që është institucion i ndjeshëm”, shtoi ai.

Haziri  tha se do të merren me të gjitha çështjet që kanë ndodhë gjatë procesit zgjedhor.

“Fakt është që nuk ka zbrazëti kushtetuese, po legjitimiteti kushtetues është zhvendos, në fakt po pritet që VV me dalë parti e parë me një deputet më shumë se LDK-ja. Është detyra jonë që me u merr me emërime. Rrugët ligjore nuk janë shkel do të merremi me të gjitha çështjet që kanë ndodh gjatë procesit zgjedhorë”, tha ai.

LDK e VV sipas tij janë duke u angazhuar që të depolitizohen institucionet e shtetit, derisa shton se beson që të gjitha emërimet që kanë ndodhë prej 3 gushtit do të jenë të papranueshme.

“Ne po angazhohemi që të depolitizohen institucionet e shtetit, këto institucione duhet të jenë në duar të profesionistëve, në duar të njerëzve që duhet me e avancu shtetin tonë. Po shfrytëzohet zbrazëtia kurgjë tjetër, në mungesë të atyre që duhet me qenë në zyre e që kanë me ardhë shumë shpejtë, po besoj që kanë me qenë afat shkurtër. Besoj që të gjitha emërimet që kanë ndodh prej 3 gushtit e deri më sot, janë të papranueshme. Apeli i dy liderëve ka qenë që të stopohet”, ka thënë ai.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme