Rreth 50 mijë civilë të përbërë nga 10 mijë familje janë zhvendosur për shkak të sulmeve të ndërmarra në 25 ditët e fundit në zonën e deeskalimit në Idlib nga regjimi i Asadit, grupet e huaja terroriste me mbështetje iraniane dhe ruse
Në bombardimet e regjimit të Asadit dhe mbështetësit të tij Rusisë ndaj vendbanimeve brenda zonës së deeskalimit në Idlib të Sirisë kanë humbur jetën 100 civilë ndërsa 50 mijë të tjerë janë zhvendosur, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate me shkrim nga Koordinimi i Ndërhyrjes Siriane, një nga institucionet e shoqërisë civile (OJQ) lokale, thuhet se rreth 50 mijë civilë të përbërë nga 10 mijë familje janë zhvendosur për shkak të sulmeve të ndërmarra në 25 ditët e fundit në zonën e deeskalimit në Idlib nga regjimi i Asadit, grupet e huaja terroriste me mbështetje iraniane dhe ruse.
Ndërkohë që në të njëjtën periudhë thuhet se përfshirë 37 fëmijë, kanë humbur jetën 100 civilë, nga të cilët 90 në Idlib, 1 në Hama dhe 9 civilë në Halep.
Në deklaratë thuhet se forcat në fjalë me qëllimin për të penguar kthimin e civilëve, ato kanë goditur edhe qendrat jetësore si spitale apo qendrat e Mbrojtjes Civile.
Një pjesë e madhe e civilëve që janë larguar nga sulmet e ndërmarra janë zhvendosur në hapësirat e kampeve në territoret siriane si Atme, Kah, Deyr Hassan dhe Kefer përballë rajonit Reyhanlı të qytetit Hatay të Turqisë si dhe në ullishtet në Idlib dhe zonat e operacioneve “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit”, zona këto të cilat Turqia i ka pastruar nga terroristët”, thuhet në deklaratë.
Që nga marrëveshja e nënshkruar më 17 shtator të vitit 2018 mes Turqisë dhe Rusisë, në sulmet e regjimit dhe Rusisë në rajonin e deskalimit në Idlib kanë humbur jetën mbi 1.300 civilë. Ndërkohë që ka shkuar në mbi 1 milion numri i personave që kanë migruar brenda një viti nga vendet ku sulmet janë intensive drejt vendeve që janë më të qeta dhe kryesisht në afërsi të kufirit të Turqisë.
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...