Pas emërimit të shefit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI) dhe Inspektorit të Përgjithshëm të këtij institucioni nga kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj dhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kanë ardhur reagimet e para.
Është Mefail Bajqinovci nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili thotë se institucionet e sigurisë vazhdojnë të jenë të kapura.
Bajqinovci në Facebook ka shkruar se PDK dhe AAK i kanë kapur brutalisht dy institucione të sigurisë duke emëruar në to eksponentë e vet në pozita kyçe.
Sipas tij PDK dhe AAK po vazhdojnë t’i kapin brutalisht dy institucionet e sigurisë, AKI-në dhe Inspektorit të saj.
“PDK dhe AAK i kapin brutalisht dy institucionet e sigurisë siç janë AKI dhe Inspektorit të AKI-së duke i emëruar eksponentët e vet në pozita kyqe. Ish- sekretari i MPJ-së Kreshnik Gashi në kohën kur Hashim Thaçi ishte minister i jashtem u emërua drejtor i AKI-së. Burim Ramadani zyrtar i AAK-së emërohet Kryeinspektor i AKI-se. Kapja e institucioneve me njerëz partiak po vazhdon. Këto vendime do të zhvlerësohen me ardhjen e qeverisë Kurti”, ka thënë ai.
Bajqinovci ka shkruar se Kreshnik Gashi kishte qenë sekretar në MPJ në kohën kur Hashim Thaçi kishte qenë Ministër i Punëve të Jashtme./arbresh.info
Reagimi i plotë:
Kapja e institucioneve të sigurisë po vazhdon.
PDK dhe AAK i kapin brutalisht dy institucionet e sigurisë siç janë AKI dhe Inspektoriati i AKI-së duke i emëruar eksponentët e vet në pozita kyqe.
Ish- sekretari i MPJ-së Kreshnik Gashi në kohën kur Hashim Thaçi ishte minister i jashtem u emërua drejtor i AKI-së.
Burim Ramadani zyrtar i AAK-së emërohet Kryeinspektor i AKI-se.
Kapja e institucioneve me njerëz partiak po vazhdon.
Këto vendime do të zhvlerësohen me ardhjen e qeverisë Kurti.
BOLL MA
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...