Pavarësisht se quhet “kafe turke”, bima e kafes nuk kultivohet në Turqi, por me mënyrën se si ajo përgatitet dhe konsumohet, ka zënë vend në botë me këtë emër, transmeton arbresh.info
A ju pëlqen të pini kafe? Kafe pa sheqer, me qumësht, të filtruar ose që shkrihet në ujë… Për tu zgjuar herët në mëngjes, për ta shijuar pas dreke ose për të kurorëzuar një ushqim të mrekullueshëm… Sido që të jetë, në botë konsumohen 2,25 miliardë filxhanë kafeje në ditë. Edhe “kafe turke”, fama e së cilës është përhapur në të gjithë botën, është një prej llojeve të kafesë që konsumohet më shumë në këto toka… “Kafe turke”, me mënyrës se si bëhet, mënyrën e shërbimit, mënyrën se si pihet dhe madje me fallin që shihet pasi është pirë, është një lloj kafe shumë ndryshe…
Pavarësisht se quhet “kafe turke”, bima e kafes nuk kultivohet në Turqi. Përmendja e saj si kafe turke, ka të bëjë me mënyrën se si ajo përgatitet (zihet), që është zhvilluar nga turqit. Për herë të parë kafeja turke ka ardhur në Anadoll në shekullin e 16-të nga Jemeni. Ajo u pëlqye brenda një kohe të shkurtër. Tregtarët venedikas, që erdhën në Turqi në fillim të shekullit të 17-të, e morën këtë pije kënaqësidhënëse aromatike që panë në Perandorinë Osmane dhe e çuan atë në Evropë. Kafeja që në fillim shitej në rrugë, në vitin 1645 për herë të parë, filloi të shitej në një dyqan në Itali pra në një kafe. Ndërkaq, duke filluar që në vitet e para të shekullit të 18-të, kafja filloi të përhapet në Evropë. Historia e hyrjes së kafes në Austri është shumë interesante. Gjatë rrethimit të Vjenës në vitin 1683, ushtria osmane shpartallohet dhe ndërkohë që tërhiqet, lë pas thasë plot me kafe. Austriakët në fillim mendojnë se është ushqim për kafshët. Georg Kolschitzky, që i njihte osmanët, kërkon që ti jepen atij këto thasë dhe duke vendosur kështu një kapital, hap një vend në Vjenë ku pihej kafe. Kështu që edhe austriakët njihen me kafen.
Kafja turke, që prej shekullit të 16-të përgatitet dhe shërbehet në të njëjtën mënyrë, zë një vend të veçantë në kulturën turke. Kafja bashkon në një vend të përbashkët njerëzit nga të gjitha nivelet e shoqërisë dhe është një mjet i rëndësishëm i socializimit. Kafeja që pihet me dikë ballë për ballë, nënkupton shumë më shumë se një lëng kaf që përmban kafeinë. Një filxhan kafe ka raste që shoqëron një bisedë të bukur, ndan me dikë një brengë ose me raste është një lajm në lidhje me të ardhmen. Si ndodh kjo? Si një traditë të përhapur, pasi pihet kafeja filxhani përmbyset dhe mendohet një dëshirë. Filxhani kthehet në pjatën e tij dhe lihet në këtë mënyrë deri sa të ftohet. Pasi të jetë ftohur plotësisht, ai komentohet sipas rregullave të fallit (shtihet fall) dhe bëhen profeci. Pasi kemi përcjellë kaq informacione në lidhje me kafen turke, le të shpjegojmë për ata që nuk e dinë se si përgatitet një filxhan kafeje.
Kafja turke konsumohet në filxhanë të vegjël prej afërsisht 70 milimetrash dhe në të njëjtën kohë filxhani përdoret edhe si masë për ujin.
Përgatitja e kafesë bëhet në këtë mënyrë:
– një lugë kafeje me pluhur kafeje (nëse keni mundësi përdorni nga ato të bluarat në vend)
-1 filxhan kafeje ujë
– sheqer (nga 1/3 deri në 1 lugë kafeje)
Përgatitja e kafes turke është e detajuar. Para së gjithash, nëse nuk keni blerë kafe të gatshme (të paketuar), kokrrat e kafes së pjekur i bluani me anë të një mulliri kafeje. Pas kësaj hidhni një lugë kafeje me kafe në xhezve. Nëse nuk keni xhezve të posaçme për kafe, mund të përdorni atë që ngrohni qumështin. Kafesë në xhezve i shtojmë ujë të ftohtë dhe sheqer. Këtu na duhet të japim një shpjegim të detajuar në lidhje me sheqerin. Pasi sheqeri i kafes turke hidhet para se të ziej dhe sheqeri ose qumështi nuk mund të shtohet pasi kafja të jetë zier! Sipas sheqerit, kafja ndahet në 4 lloje. Kafes sade nuk i hidhet sheqer. Kafe me pak sheqer quhet kafja për të cilën përdoret 1/3 lugë kafeje me sheqer. Kafe e mesme është kafe me 2/3 e lugës së kafes me sheqer. Kurse kafe e ëmbël është kafe me një lugë sheqer mbase edhe pak më shumë.
Tani le të vazhdojmë të shpjegojmë përgatitjen e kafes; harxhi i hedhur në xhezve përzihet mirë dhe më pas vendoset mbi zjarr. Kafeja zihet me pak zjarr për afërsisht 3-4 minuta deri sa të fryhet pak. Një pjesë e ajkës (kajmak) hidhet në filxhan. Pasi sa më shumë ajkë të ketë aq më e mirë është. Xhezvja vendoset përsëri në zjarr dhe pasi të jetë zier (të fryhet edhe një herë) hidhet e tëra në filxhan.
Kafeja shërbehet me një gotë ujë dhe një llokume turke./arbresh.info/
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...