Google ADS

Policia e Kosovës arreston një person të dyshuar i cili ishte në kërkim me urdhërarrest ndërkombëtar

16:01 | 25 Nëntor 2019
Arbresh.info

Sot Policia e Kosovës, Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit ILECU, e përkrahur dhe e mbështetur nga njësitet relevante policore, ka arrestuar një person të dyshuar i cili ishte në kërkim me urdhërarrest ndërkombëtar.

Personi i dyshuar tanimë i arrestuar Z. K. (1974) me shtetësi bullgare, ishte i kërkuar nga shteti i Bullgarisë dhe i Belgjikës, me dyshimet se i njëjti është përfshirë në veprat penale huliganizëm dhe krim i organizuar.

Të gjitha veprimet e mëtutjeshme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme