KQZ: Rezultati i zgjedhjeve publikohet pas 72 orësh

15:11 | 25 Nëntor 2019
Arbresh.info

Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk do të publikoj njëherë rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit pas rinumërimit.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, shkruan arbresh.info

“Më lejoni t’iu informoj se kemi marrë konfirmim se në Gjykatën Supreme është parashtruar ankesë ndaj vendimit të një dite më herët të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, prandaj, rezultatet pas procesit të rinumërimit nuk mund t’i publikojmë në këtë fazë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë gjithashtu se ‘më së lagur duhet të presim 72 orë nga momenti i ankesës.

Elezi ka thënë gjithashtu rezultatet publikohen pas konfirmimit nga Supremja dhe PZAP.

“Rezultatet nuk mund të publikohen pa një konfirmim, në këtë rast nga PZAP dhe Gjykata Supreme se nuk kanë ndonjë çështje në shqyrtim”, ka përfunduar ai.

Ndryshe pak minuta më parë Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se i është drejtuar Gjykatës Supreme për 392 pako me fletëvotime të diasporës.

VV përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se pas refuzimit të PZAP-së për të duhura KQZ-në që t’i numëroj ka vendosur të adresohet në Gjykatën Supreme, shkruan arbresh.info.

“Për sa kohë që vazhdonte rinumërimi dhe ende pa u shpallur rezultatet, kemi kuptuar që në adresë të KQZ-së kanë arritur edhe 392 pako me fletëvotime të bashkatdhetarëve me të drejtë vote. Gjykata Supreme, në frymë dhe përmbajtje në dy raste të mëparshme ka konfirmuar të drejtën e votuesve nga mërgata që fletëvotimet e tyre të dërguara me kohë dhe para datës së zgjedhjeve, të numërohen dhe të përfshihen në rezultatin përfundimtar. Aktgjykimet e Gjykatës Supreme do të duhej të shërbenin si bazë e mjaftueshme që KQZ të bëjë edhe numërimin e këtyre 392 pakove, por pas refuzimit për t’i numëruar dhe refuzimit nga ana e PZAP-së për të urdhëruar KQZ-në, çështjen e kemi adresuar në Gjykatën Supreme”, thuhet në reagim./arbresh.info/
Lexo edhe: Vetëvendosje i drejtohet Supremes për 392 pakot me vota të diasporës

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme