Babai nga Ferizaj dyshohet se abuzon me djalin e tij 10 vjeç me pretendimin se ai vuan nga sëmundje psikike dhe sëmundje tjera të pashërueshme, përderisa mjekët dhe mësimdhënësit thonë të kundërtën, madje edhe Qendra për Punë Sociale e Ferizajt dyshon se fëmija abuzohet nga babai për të përfituar ndihma sociale.
Emisioni “Udhëve” i transmetuar të premten në RTK flet për hulumtimin disa mujorë për një familje nga Ferizaj ku dyshohet se një baba abuzon me fëmijën e tij 10 vjeç me pretendimin se ka probleme të rënda psikike dhe një gjë të tillë ai e shfrytëzon për të përfituar ndihma sociale, e këtë e pranon edhe Psikiatri i tij i cili vetëm ia kishte përshkruar diagnozën në mënyrë që të mos ia ndalnin ndihmat sociale që ai merr.
Psikiatri Muharrem Asllani i cili e kishte përcjellë gjendjen e fëmijës që nga viti 2017 thekson që prindërit kanë kërkuar që t’i përshkruhet diagnoza e mëhershme që fëmija të ketë mundësi të aplikojë për ndihma sociale për fëmijët me aftësi të kufizuara.
“Ky rast vjen te unë kohë pas kohe sipas nevojave që ka familja për te, çdo herë ka ardhur me babain e tij, dhe herën e fundit ka ardhur për të marrë një kërkesë për vlerësim në komisionin në nivel të Kosovës për persona me aftësi të kufizuar, dhe në këtë rast ne e kemi vendosur diagnozën “prapambetje mendore të moderuar”, së fundmi nuk i kemi bërë ekzaminimin mjekësor por vetëm e kemi përshkruar diagnozën sepse prindërit nganjëherë ashtu kërkojnë, pasi ka qenë kërkesë e shpejtë e komisionit për të mos ia ndalë ndihmat që ai i merr”, thotë Asallani
Mimoza Shahini psikiatre e fëmijëve në Qendrën e Shëndetit Mendor për Fëmijë, theksonte se gjatë vizitës që ka bërë te familja ka konstatuar se fëmija ka çrregullime por jo të shkallës aq të lartë siç e përshkruan prindi, dhe në rast se prindi nuk mund t’i menaxhojë veprimet e fëmijës atij mund t’i merret e drejta për prindërim.
“Pas kontrolleve nga ajo që kemi parë fëmija jo që ka ndonjë pengesë mendore për të justifikuar të gjitha ato probleme që paraqiten nga ana e babait, sigurisht që sjellja e tij është vështirë e menaxhueshme po nga ajo që unë kam vërejtur, në vlerësim psikologjik nuk ka tregu se fëmija ka ndonjë pengesë të rëndë mendore, djali ka edhe simptoma të hiperaktivitetit sepse ishte shumë i gjallë, dhe nëse ai prind pretendon se nuk mund t’i menaxhojë veprimet e fëmijës të tij Qendra për Punë Sociale mund të iniciojë procedurën dhe t’ia heqë mundësitë e prindërimit”, thotë Shahini
Ruzhdi Latifi, drejtor nga Qendra për Punë Sociale e komunës së Ferizajt, po ashtu për emisionin “Udhëve” thekson se babai i fëmijës është i dyshimtë sepse vazhdimisht e viziton qendrën duke kërkuar që mos t’i ndalen ndihmat sipas Latifit kjo familje përfiton 100 euro në muaj.
“Vizitat e shpeshta të punëtorëve kishin vërejtur se gjendja e fëmijës kishte filluar të përmirësohej, babai i tij vazhdimisht e përmend se djalin e ka të sëmurë por vetëm për të përfituar, kjo familje merr 100 euro në muaj, edhe nëse është rast që ai e përdor fëmijën e tij për këtë qëllim, ne nuk kemi mekanizma për ta ndaluar”, thotë Latifi
Gjyshi i fëmijës deklaron se nipi nuk ka probleme psikike siç pretendon prindi, të njëjtën e thonë edhe mësimdhënësit e tij pasi ai i kishte ndërruar tri herë shkollat dhe shpesh herë e kishte ndërprerë mësimin dhe se me insistimin e prindit tani ai vijon mësimin në shkollë speciale për persona me aftësi të kufizuar pavarësisht rekomandimeve se fëmija duhet të ndjekë shkollën e rregullt.
Gjithashtu, edhe Drejtoria e Arsimit të komunës së Ferizajt deklarojnë se është vet prindi ai i cili nuk ka dëshirë që fëmija i tij të shkojë në shkollë të rregullt dhe kjo i shkakton ngecje vetë fëmijës në zhvillim.
Prokuroria Themelore në vitin 2017 kishte ndërprerë hetimet për shkak se nuk kishin gjetur ndonjë vepër penale te babai i fëmijës, përderisa Avokati i Popullit Hilmi Jashari e quan të gabuar pushimin e hetimeve sepse abuzimi me fëmijë është vepër penale dhe fajëson Qendrat për Punë Sociale të cilat e kanë për obligim të veprojnë në raste të tilla dhe jo të heshtin dhe tu binden kërkesave të prindërve si në rastin konkret.
Në bazë të dhënave që Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka, në vitin 2015 në 55 raste prindërve u është marrë e drejta prindërore , në vitin 2016 janë 45 raste, në vitin 2017 janë 38 raste, në vitin 2018 janë 33 raste si dhe në vitin 2019 janë 21 raste që u është marrë e drejta prindërore./GazetaMetro
67 kandidatë kalojnë testin me shkrim për 21 pozita për gjyq...
Mediat ndërkombëtare shkruajnë për ndërprerjen e ndeshjes Ko...
Policia ndalon në Bërnjak një furgon me targa serbe që po tr...
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë
Policia shqiptoi mbi dy mijë gjoba trafiku për 24 orë
Përfshihet nga flakët një ndërtesë banimi në Kinë, të paktën...