Google ADS

Iraku rihap kufirin me Iranin

12:41 | 25 Nëntor 2019
Arbresh Info

Në një njoftim, komisioni tha se terminali është hapur për udhëtarët nga Iraku në Iran

raku sot ka rihapur pikën kufitare Al-Shib me Iranin pas një mbylljeje 9 ditore, tha Komisioni irakian i Porteve Kufitare.

Në një njoftim, komisioni tha se terminali është hapur për udhëtarët nga Iraku në Iran.

Kalimi kufitar u mbyll më 16 nëntor me një kërkesë nga Teherani për shkak të protestave kundër rritjes së çmimit të karburantit në Iran.

Përderisa protestat kanë rënë në Iran ditët e fundit, Iraku ende përballet me demonstrata anti-qeveritare, që shpërthyen muajin e kaluar kundër korrupsionit të thelluar dhe kushteve të dobëta të jetesës./AA

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme