75 vjetori i themelimit të Bibliotekës Kombëtare, premtohet digjitalizimi i materialit

11:55 | 25 Nëntor 2019
A Z

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” sot ka shënuar 75-vjetorin e themelimit.

Me ketë rast Fazli Gajtaku, drejtori i Bibliotekës tha se po punojnë në ruajtjen e trashëgimisë së shkruar në Kosovë, shkruan arbresh.info.

Ai ka thënë gjithashtu se po punojnë në digjitalizimin e gjithë kësaj trashëgimie.

“Në fillim Biblioteka ka ruajtur dhe kultivuar vetëm revista e gazeta e më pas edhe materiale  të tjera të shtypura. Ne po mundohemi te ruajmë trashëgiminë nder shkrimore e ta digjitalizojmë atë. Po punojmë në mbledhjen dhe zhvillimin e kulturave gojore të Kosovës” ka thënë ai.

“Përmes kësaj ne synojmë ti mundësisë botës qasjen në trashëgiminë e Kosovës. Ambasada Amerikane ka ndihmuar vazhdimisht ketë Bibliotekë e së fundi me edhe dy projekte”, ka shtuar ai.

E Sabana Qabiqi, kryetare e Këshillit Drejtues të Bibliotekës Kombëtare, ka thënë se Biblioteka ka rëndësi jetike për një vend.

“Biblioteka Kombëtare ka rëndësi jetike për kulturën, historikë dhe shkencën e një vendi. Arsye për të festuar kemi shumë sidomos kur kujtojmë se historia e saj përfshinë sfida dhe përkundër saj nuk është shuar pot është zhvilluar”, ka thënë ajo.

Qabiqi ka përmendur edhe problemet e Bibliotekë.

“Por pavarësisht kësaj ende nuk ka mundur të tejkaloj të gjitha problemet me të cilat ballafaqohet si planin e infrastrukturës së ndërtesës, pagat dhe punonjësit këtu dhe kushtet e punës duket se nuk janë atraktive për të rinjtë”, ka shtuar ajo.

E Be Destani, ka treguar detaje për projektin “Lufta e Kosovës në shtypin britanik”

“Projekti “Lufta e Kosovës në shtypin britanik” është përkrahur nga Qeveria e Kosovës, ka një indeks të perpiluat nga një studius anglez i cili ka vdekur në vitin 2007, dy muaj pasi ishte botuar velli i tretë i librit”, ka thënë ai.

Detani ka uruar që të bëhet digjitalizimi i materialeve që gjenden në Bibliotekë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme