Nicolo Barella nuk e nisi si titullar aventurën e tij te Interi, por me kalimin e javëve ai bindi trajnerin Conte për një vend në formacion.
Por ndeshja ndaj Torinos nuk ka qenë me fat për reprezentuesin italian, pasi pësoi një lëndim të rëndë.
Pas lëndimit të pësuar, Barella kërkoi menjëherë zëvendësim pasi e dinte se çështja ishte serioze.
Futbollisti italian ka kryer edhe rezonancën magnetike, për të zbuluar shkallën e lëndimit dhe ashtu siç ka njoftuar klubi zikaltër, situata nuk është alarmante dhe se futbollisti do të mungojë përreth katër ose pesë javë.
Kësisoj lojtari nuk do të mund të luaj për këtë vit, ndërsa rikthimi i tij pritet të ndodhë në muajin janar.
22-vjeçari do t’i mungojë Interit në gjashtë ndeshje, katër në kampionat dhe dy në Ligën e Kampionëve.
Rikthimi i tij në fushë pritet të ndodhë më 6 janar kur Interi do të luaj në udhëtim te Napoli. /Telegrafi/
Tayna lanson projektin e ri muzikor “Obsesion”
Ndërron jetë papritmas Aulon Grabovci, nipi i politikanit të...
Ndeshja mes Francës dhe Izraelit u ndoq nga numri më i vogël...
Komuna e Vushtrrisë ndalon përdorimin e doracakëve “Edukimi ...
Kim Jong Un urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sulmues
Komuna e Prishtinës dënon shkatërrimin e pishave rreth Teatr...