Sot është mbajtur Konventa e Bizneseve të Diasporës dhe të Huaja.
Në hyrje të saj përfaqësuesi i USAID-it i cili ka thënë se udhëtimi i biznese të diasporës drejt Kosovës tregon seriozitetin e tyre për të ndihmuar vendin.
“Dua të shpreh përgëzimet e mija për të gjitha përpjekjet e juaja për të lidhur këtë traditë për të lidhur bizneset kosovare me ato të huaja për të bërë një të ardhme më të ndritur për këtë vend. Fakti që keni udhëtuar sot në Kosovë për të takuar bizneset tregon se ju jeni të gatshëm të ndihmoni ekonominë e këtij vendi” ka tre muaj që jam në Kosovë dhe mund të them se kam vënë re se është një optimizëm i shëndetshëm për një të ardhme më të ndritur ekonomike. Unë jam I impresionuar me kualitetin dhe kalibrin e bizneseve që kam parë”, ka thënë ai.
Ai gjithashtu ka shtuar se fal këtij bashkëpunimi bizneset kanë rezultuar me miliona dollarë shitje.
“USAID është krenar për të ndihmuar, kemi pasur 540 takime biznes për biznes dhe 130 biznese të Kosovës kanë rezultuar me 12 kontrata,44 marrëveshje të reja dhe miliona dollarë shitje , uroj që konventa e sivjetshme të jetë më e suksesshme”, ka shtuar ai.
Një prej organizatorëve të kësaj eventi, Yll Blakaj ka kërkuar që bizneset të shfrytëzojnë për bashkëpunim këtë organizim.
“Prodhuesit tanë të cilat prodhojnë në Kosovë, hapësirën e tregut të BE-së e gjejnë shumë më lehtë përmes këtyre evenimenteve që kanë për qëllim krijimin e besimit mes atyre të diasporës dhe vendore” , ka thënë ai.
Blakaj ka kërkuar nga komunat të jetë më konkret me planet që kanë për bizneset nga diaspora pasi këta të fundit janë të interesuar për investime./arbresh.info/
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...