Sekretarja organizative e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë se zgjedhjet e 6 tetorit shpërfaqen nevojën për një reformë të thellë zgjedhore.
Në intervistën dhënë për gazetën “Epoka e re”, ajo ka thënë se Kosova duhet t’i themelojë sa më parë institucionet e veta.
Kadaj-Bujupi ka thënë se, ndonëse jo me rezultate të synuara zgjedhore, AAK-ja ka shënuar rritje të mbështetjes popullore në zgjedhjet e 6 tetorit dhe ka mundësuar përfaqësim dinjitoz parlamentar.
Ajo ka thënë se opozitarizmi i AAK-së do të jetë në shërbim të interesit të përgjithshëm.
Kadaj-Bujupi ka thënë se tani presin të shohim se çfarë politika do të zhvillojë Qeveria e re e Kosovës në raport me dialogun me Serbinë, me projektet për “Zajednicë” dhe korrigjimin e kufijve.
Duke e komentuar bashkëpunimin LVV-LDK, ajo ka thënë se afrinë e sotme me LVV-në, LDK-ja e ka më shumë nga inati me PDK-në që ia ndërpreu bashkëqeverisjen në vitin 2017.
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë