Shiu i rrëmbyeshëm la tre njerëz të vdekur dhe dy të humbur në të gjithë Francën dhe Italinë gjatë fundjavës, duke shkaktuar përmbytje dhe një rrëshqitje të tokës që shkatërroi një urë në një autostradë, transmeton Telegrafi.
Shiu ishte i fundit në një valë dyjavore të motit ekstrem në këtë rajon.
Një pjesë e urës në autostradën A6 të Italisë në afërsi të Savonës në rajonin verior të Liguria u shemba nga rrështiqja e dheut, duke lënë një hendek 30 metra në rrugë.
SIAS, kompania që operon autostradën, tha se po kryente hetime për të vlerësuar situatën.
Zyrtarët thanë se nuk kishte shenja të viktimave, megjithë për çështje sigurie ata kanë shkuar me qentë e tyre të specializuar për kërkime në baltë.
Regjioni më i goditur në Itali ishte Alessandria, në jug të Torinos, ku u evakuan 200 persona dhe 600 të mbetur të bllokuar. Një grua u raportua e zhdukur, thanë mediat italiane.
Rreth 500 të tjerë u evakuuan më tej në veri në Luginën e Aosta, ku rrugët u mbyllën për shkak të rrezikut të ortekëve.
Në Francë, dy njerëz vdiqën dhe të paktën një ishte zhdukur ndërsa ujërat e larta rrotulluan makina dhe kthyen rrugët në lumenj.
Një trup u gjet në fshatin Le Muy, vetëm në veri të bregdetit Mesdhe të Francës, thanë zyrtarët lokalë në rajonin jugor Var.
Trupi i dytë, i një burri në vitet e 50-ta, u gjet në fshatin Cabasse në një makinë, thanë autoritetet lokale, pa dhënë detaje të tjera.
Një burrë i tretë, në vitet ’70 të tij, ishte ende i zhdukur në fshatin Saint Antonin du Var pasi kur doli jashtë gjatë natës në mes të shiut të fortë.
Disa lumenj shpërthejnë brigjet e tyre në të gjithë Francën juglindore, duke shkaktuar dëme të mëdha pasi shtëpitë u përmbytën dhe pemët, makinat dhe anijet u përfshinë nga ujërat.
Reshet e shiut vazhduan edhe të dielën, por ishin më pak intensive.
Rreth 4500 familje kanë mbetur pa energji elektrike në Var dhe Alpes-Maritimes. Në disa zona të rajonit të Var, ekuivalenti i dy ose tre muajve të shiut ra në vetëm 24 ose 48 orë.
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...