Misajllovski: OBRM-PDUKM është e gatshme për zgjedhje

20:52 | 24 Nëntor 2019
Arbresh.info

Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Vllado Misajllvski në komunën e Jegunovcës në fushatën “Rindërtimi i Maqedonisë” u takua me banorët e kësaj ane dhe bisedoi për temat aktuale.

“Është mirë që një pjesë e madhe e qytetarëve vinë dhe tregojnë se çfarë të propozojmë në programin e ardhshëm të OBRM-PDUKM-së, e që duhet të jetë një nga programet më të mira dhe të prek gjithë qytetarët, për këtë shkak këtë periudhë jemi me popullin. OBRM-PDUKM gjithmonë ka qenë me popullin, por këtë herë për pak kohë na vjen Qeveria teknike, na vinë shumë sfida dhe për këtë shkak e gjithë kryesia e partisë është në terren, bashkërisht me qytetarët përgatisim programit”, tha Misjallovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se në fushatën zgjedhore partia i tij i ka kuadrot më të mira dhe se OBRM-PDUKM është e gatshme që ta udhëheqë Maqedoninë.

“Ne jemi njerëz ambicioz dhe duam projekte ambicioze, për këtë shkak gjithkund nëpër Maqedoni po ndodh ‘Rindërtimi i Maqedonisë’. I falënderoj qytetarët që dalin, na japin mbështetje dhe energji pozitive për të vazhduar”, tha Ai.

Ai përmendi politikat e gabuara që këtij pushteti dhe deklaratën e Stevo Pendarovskit.

“Në vend se të shpërndajë energji pozitive si Komandat i Lartë, si njeri që duhet të unifikojë, ne dëgjojmë se ai dëshiron të ikë sa më shpejt. Le të shkojë, ne ju themi të gjithë të shkojnë”, tha mes tjerash Misajllokvski.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme