Këndellet Roma, Lazio fiton në fund

17:21 | 24 Nëntor 2019
Arbresh Info

Roma është këndellur pas humbjes nga Parma, duke e mposhtur 3-0 Brescian. Në anën tjetër, Lazio e Valon Berishës, fitoi në fund 2-1 kundër Sassuolos.

Pas humbjes 2-0 nga Parma, Roma ka gjetur rrugën drejt fitoreve në Serie A.

Të besuarit e Paulo Fonseca triumfuan 3-0 në shtëpi ndaj Brescias.

Vendasit i shënuan të tre golat në pjesën e dytë.

Chris Smalling 49’, Gianluca Mancini 57’ dhe Edin Dzeko 67’ shënuan për Romën që ka pushtuar vendin e katërt në Serie A me 25 pikë.

Në anën tjetër, Lazio e shqiptarëve Valon Berisha dhe Thomas Starakosha, ka marrë fitore të vështirë në udhëtim te Sassuolo, duke shënuar golin e tri pikëve në fund të takimit, ndeshje që përfundoi 1-2.

Kështu, Lazio është ngjitur në vendin e tretë në renditjen e Serie A me 27 pikë të grumbulluara. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme