Arrestohet polici nga Strumica i cili ka bartur emigrantë për 100 euro

17:30 | 24 Nëntor 2019
Arbresh.info

Është ngritur aktpadi kundër zyrtar policor M.D (29) nga Strumica për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve.

Më 21 nëntor ai ka bartur emigrantë nga Siria me automjet duke ju marrë kështu para për transport, gjegjësish 100 euro, njofton Telegrafi Maqedoni.


Siç njoftojnë nga MPB, gjatë transportit, janë ndaluar nga zyrtarët policorë të SPB Strumicë, ndërsa emigrantët e kanë denoncuar se polici në fjalë ju ka marrë 100 euro.

Me propozim të Prokurorisë, të denoncuarit tashmë i është caktuara masa e paraburgimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme