Brenda muzeut të familjes së Adem Jasharit, gjendet edhe paneli, në të cilin janë të vendosur 59 të vrarët në Prekaz më 5, 6 dhe 7 mars 1998.
Ky panel, sipas ciceronit të këtij muzeu, Xhevat Imeri, është dëshmia më e fort kundër dezinformatave të regjimit serb, se këtu ka ndjekur terroristë dhe jo civil të pafajshëm.
“Këtu është paneli me gjithë të vrarët e familjes Jashari me 5,6 dhe 7 mars. Kjo thënë të drejtën kjo na ka ndihmuar shumë, sepse serbët dhe regjimi serbë ka bërë një dezinformatë për luftën dhe UCK-në se gjëja këtu kanë ndjekur terroristë. E këtu në realitet ky panel është dëshmia më e fort e kësaj ngjarje, sepse këtu s’ka pasur të bëj ushtri me ushtri. Qëllimi i ushtrisë serbe ka qenë që të vritet Ademi si lider dhe të shuhet lëvizja e UÇK-së”, ka thënë Imeri.
Sipas tij, edhe pse këtu është vrarë Adem Jashari, lufta për liri nuk u ndal deri në çlirimin dhe pavarësimin e vendit.
Imeri, thotë se në këtë panel gjenden fotografitë dhe të dhënat e 59 të vrarëve, në mesin e tyre 21 fëmijë.
“Po edhe pse Ademi vritet këtu, është vet lufta e tij, e cila në një farë forme e mobilizoi gjithë shqiptarinë, u kyçen dhe u bashkuan në këtë luftë, duke pasur parasysh që sakrifica dhe lufta e tyre sot u bë liri dhe pavarësi e Kosovës. Këtu ka gjithsej 59 të vrarë, po prej tyre janë 55 nga familja Jashari, në mesin e tyre 32 janë meshkuj, 23 janë femra dhe 21 janë fëmijë”, u shpreh Imeri./arbresh.info
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...