Google ADS

Sterling s’e vazhdon kontratën me Man City, shkaku i Guardiolës

15:41 | 24 Nëntor 2019
L G

Raheem Sterling nuk do të nënshkruajë kontratë të re me Manchester City, nëse Pep Guardiola nuk vazhdon të jetë trajner i klubit edhe në të ardhmen.

Sulmuesi anglez i ka edhe 18 muaj kontratë me kampionin anglez, megjithatë ai nuk do ta vazhdojë atë nëse nuk sigurohet se edhe Guardiola do të vazhdojë me City, sipas Sun, përcjell Gazeta Express.

Sterling është bërë ndër futbollistët më të mirë dhe më atraktiv në sulm nën udhëheqjen e trajnerit spanjoll.

Nëse Guardiola largohet nga City, atëherë edhe 24-vjeçari do ta ndjekë pas.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme