Presidenti pro-perëndimor i Rumanisë, Klaus Iohannis, pritet ta fitojë balotazhin e zgjedhjeve presidenciale të së dielës. Ai do të përballet me kandidaten majtiste që më parë ka shërbyer si kryeministre, Viorica Dancila.
Mandati i dytë për presidentin e tanishëm do të ishte ndihmë për kthimin e trajektores evropiane të Rumanisë pas dy vjetëve të pushtetit majtist, të karakterizuar me korrupsion të lartë dhe ndërhyrje të shumta në sistemin e drejtësisë.
Iohannis, ish-profesor i fizikës dhe ish-kryetar i qytetit Sibiu, bëri thirrje që rumunët ta shfrytëzojnë të drejtën e votës. “Të dashur rumunë, është mundësia juaj që të jeni kampionë sot, përdoreni vulën e votës, të gjithë mund të jeni kampionë”, tha.
Dancila, kryetare e Partisë Socialdemokrate, të cilën shumë njerëz e shohin si pasardhëse të nomenklaturës komuniste, tha se ajo ka votuar për një Rumani që ecën përpara, e jo prapa.
Ndonëse në dy orët e para të ditës së zgjedhjeve votuan vetëm 3.3 për qind e qytetarëve, më pak se në rundin e parë, në balotazh kanë marrë pjesë rreth 400 mijë rumunë që jetojnë jashtë atdheut.
Diaspora rumune numëron rreth tre milionë anëtarë dhe tradicionalisht i ka përkrahur kandidaturën e qendrës së djathtë, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...