Google ADS

Pavarësisht dështimit me xhamin anti-plumb, 150 mijë njerëz e porositin Tesla-n e re

08:39 | 24 Nëntor 2019
L G

Shefi ekzekutiv i prodhuesit të veturave elektronike “Tesla”, Elon Musk, tha të shtunën se 150 mijë persona tashmë e kanë rezervuar blerjen e modelit të ri, të quajtur “Cybertruck”, i cili u prezantua të enjten në Los Angeles.

“146 mijë porosi për veturën e re deri më tash. 42 për qind e tyre e kanë zgjedhuar modelin me dy motorë, 41 për qind modelin me tre motorë dhe 17 për qind e tyre e kanë zgjedhur modelin me një motor”, shkroi shefi i kësaj kompanie në Twitter.

Prezantimi i kësaj veture, të cilën Musk-i e kishte përshkruar si veturë të së ardhmes, kur xhami i saj anti-plumb u thye nga goditja me një gur. Kjo ngjarje u cilësua si dështim dhe pritej të ndikonte negativisht në shitjen e veturës.

Ky dështim madje ndikoi në tregun e aksioneve, ku aksionet e kompanisë Tesla pësuan rënie për gjashtë për qind, ndërsa pasuria e shefit të saj ra për 768 milionë dollarë brenda një dite të vetme, sipas revistës “Forbes”.

Porositja e veturës së re para prodhimit kushton vetëm 100 dollarë. Kjo shumë më pas kthehet kur pronarët e rinj t’i marrin veturat e porositura.

Prodhimi i kësaj veture do të fillojë në vitin 2021 dhe do të ketë çmim fillestar prej 39900 dollarësh, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme