Kryetari i Gjakovës dhe nënkryetari i parë i AAK-së, Ardian Gjini, ka folur edhe rreth qeverisë së re dhe mundësinë e përfshirjes së AAK-së në koalicion.
Ai është shprehur se AAK-ja nuk ka synim të jetë pjesë e qeverisë së re dhe ka bërë thirrje që institucionet të formohen sa më shpejtë.
“Aleanca nuk ka kusht të jetë pjesë e qeverisë së re, nuk ka synim të jetë pjesë e saj. Aleanca mendon se qeveria duhet të krijohet sa më shpejtë. Ne mendojmë se fituesi i zgjedhjeve duhet t’i gjejë partnerët e koalicionit siç ka premtuar. VV dhe LDK janë bërë gati të qeverisin bashkë dhe mendojmë se duhet të qeverisin bashkë, Kosova po dëmtohet nga zvarritjet”, tha Gjini.
Më tutje, sa i përket pritjeve për qeverinë e ardhshme, Gjini është shprehur se pret probleme tejet serioze.
“Pa dashtë të jem tepër pretencioz, me ato që po paralajmërohen se do të bëhen, unë i pres disa probleme serioze”, tha Gjini për ë.net.
E pritjet e tij për punën e qeverisë së ardhshme, Gjini i ka quajtur “punë sizifi”, duke iu referuar mitit antik të absurdit.
“Varet çfarë konsiderohet punë, nëse punë konsiderohet rishikimi i të gjitha atyre që kanë ndodhur edhe ajo është punë, por punë sizifi, nëse shihet punë ndërtimi i sistemit të PR-it qysh tani, edhe ajo mund të jetë punë sizifi për shtetin. Qeveria Haradinaj sa i përket punës në qeverisje ka marrë vendime të guximshme që do të kenë përfitime në shumë vite”, tha Gjini.
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua