Papa Françesku mbërriti në Japoni të shtunën, si pjesë e një udhëtimi të gjatë një javor në Azi.
Ai erdhi me një mesazh anti-bërthamor dhe ofroi lutje për Nagasakin dhe Hiroshiman, qytetet e vetme në botë që kanë pësuar një bombardim atomik, transmeton Telegrafi.
Mbi 100,000 njerëz u vranë menjëherë në vitin 1945 kur Shtetet e Bashkuara hodhën bomba atomike në dy qytetet japoneze në përpjekje për t’i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore. Dhjetëra mijëra vdiqën në vitet e mëvonshme për shkak të sëmundjeve të lidhura me rrezatimin dhe dëmtimet.
Papa Françesku është një aktivist i vendosur anti-bërthamor dhe ka kërkuar një ndalim të plotë të armëve bërthamore.
Në këtë udhëtim, ai do të takojë gjithashtu të mbijetuarit e aksidentit bërthamor të 11 marsit 2011 në Fukushima, incidenti më i keq bërthamor që nga Çernobili.
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj