Pas mungesës së Cristiano Ronaldos në ndeshjen ndaj Atalantas, kanë vazhduar spekulimet për të ardhmen e superyllit të Juventusit.
Që nga zëvendësimi që i bëri Maurizio Sarri në ndeshjen ndaj Milanit, ka pasur thashetheme për prishje të raporteve të portugezit me trajnerin, ndërkohë që mediat sportive kanë shkruar se 34-vjeçari mund të largohet nga Zonja e Vjetër.
Edhe pse shkëlqeu me Portugalinë, Ronaldo nuk u ftua të luante për Juven në Serie A, pasi, sipas Sarrit, ai ishte ankuar për dhimbje, prandaj është lënë të pushojë. Kjo për faktin se trajneri e dëshiron në formë maksimale në Ligën e Kampionëve.
Në ndërkohë, mediat në Britani të Madhe kanë raportuar për një rikthim sensacional të CR7 te Manchester Unitedi, gjë që është zbehur paksa nga një publikim i tij në rrjetet sociale.
Pas fitores së Juventusit (3-1) ndaj Atalantas, Ronaldo ka shpërndarë fotografi nga festa e skuadrës me përshkrimin: “Karakter i madh, ju lumtë djema!”.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?