Google ADS

Bayern Munich fiton me lehtësi ndaj Dusseldorfit

17:35 | 23 Nëntor 2019
Arbresh.info

Bayern Munich e ka mposhtur me rezultat bindës 0-4 Dusseldorfin në kuadër të javës së 12-të në Bundesligë.

Pas vetëm 11 minutash lojë, Bavarezët kaluan në epërsi me anë të Benjamin Pavard që u shërbye mjaftë mirë nga Joshua Kimmich.


Ishte Corentin Tolisso (27’), ai që e dyfishoi epërsinë për Bayernin nga një asistim i Serge Gnabryt.

Më pas sulmuesi gjerman ndryshoi rolin nga asistues në golashënues në minutën e 34-të, gjersa u gjend nga Thomas Muller.

Pjesa e parë përfundoi me këto tri gola të shënuara, derisa e dyta ishte më e qetë.

Ishte minuta e 70-të atëherë kur Philippe Coutinho shënoi golin e fundit për kampionin në fuqi të ligës gjermane me një asistim nga Robert Lewnadowski.

Pas javës së 12-të, Bayerni është në pozitën e dytë me 24 pikë, një më pak se Bourssia Monchengladbachu që është lider, ndërsa në xhiron e 13-të do të ketë punë me Bayer Leverkusenin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme